Dyshohet për vrasjen e një 14-vjeçarje, arrestohet këngëtari i njohur amerikan
Edhe pse kolegët dhe kritika vendase ishin shumë skeptikë, filmi “Heroi” mori rrugën krejt i vetëm drejt një festivali shumë të madh, “Montreal Film Festival”.
Një ndër 10 festivalet më të mirë të këtij lloji në botë. E kujt do t’ja merrte mendja, “Heroi”, nje krijim i regjisorit Luan Kryeziu, arriti të marrë zyrtarisht të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në këtë kompeticion të kinematografisë botërore.
Pak kohë më parë, këtë lajm regjisori i filmit e përcolli në studion e “Pasdites”.
Kjo ishte një ngjarje që kalonte kufijtë individualë të suksesit. Ngjarja përfshiu gjithë rrethin kulturor e artistik të Kosovës.
Drejtor i fotografisë së filmit heroi është Roger Simons, i cili ka mbi supe suksese si filmi “Djalli vishet me Prada” dhe “Rush Hour”. Ndërsa, montazhieri i këtij filmi është Larry Ëaxman, fitues i dy çmimeve Emmy. Dy bashkëpunëtorë shumë të rëndësishëm të cilët kanë pranuar pa kushte të realizojnë filmin “Heroi” duke besuar fort në skenarin e shkruar nga vetë regjisori Luan Kryeziu.
Në një lidhje me Skype, regjisori u shpreh kështu për “Pasdite në Top Channel”: “Festivali i Montrealit ka vlera të mëdha artistike dhe ekspertët kanë dhënë vlerësime jashtëzakonisht të mira për filmin. Në ditën e fundit, filmi u shfaq edhe një herë tjetër në shenjë vlerësimi. Është konsideruar si një nga filmat më me potencial të festivalit.”
Top Channel