Kosovë, treni godet veturën, 4 të plagosur

02/09/2014 00:00

Katër persona janë lënduar rëndë, kur një tren ka goditur një veturë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çikatovë e Vjetër, në komunën e Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar për Top Channel edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florije Ahmeti.

“Rreth orës 16:10 minuta ka ndodhur një aksident, gjatë të cilit një tren ka goditur një veturë të tipit Golf 4, në ngjyrë hiri. Në veturë ishin 1 mashkull dhe tri femra, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin”, ka thënë Ahmeti.

Mësohet se gjendja e dy prej të lënduarve është shumë e rëndë. Në rrethin e Drenasit, dhjetë ditë më parë, treni ka goditur për vdekje dy vajza.

Top Channel