Reshje të forta shiu në Prishtinë

01/09/2014 00:00

Prishtina është përfshirë këtë të hënë nga shira të fuqishëm të shoqëruara me erë të fortë dhe shkreptima që për disa minuta paralizuan qytetin.

Reshjet nisën në mesditë, megjithatë për momentin nuk raportohen probleme me qarkullimin në kryeqytet.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se prej së martës e më tutje do të kemi zbritje të temperaturave maksimale si pasojë e erës e cila do të fryjë mesatare dhe herë-herë e vrullshme nga veriu dhe veri-perëndimi dhe me vete do të sjellë masa të freskëta të ajrit.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave të parë të shtatorit, por që edhe intervalet e shkurta me diell nuk do të mungojnë.

Temperaturat maksimale mesatare gjatë këtij muaji parashihen të luhaten nga 23C – 26C, ndërsa ditë me shi në këtë muaj parashihen të bien prej 11 deri 14 ditë.

Top Channel