Kim refuzon të ulet pranë Rita Orës

01/09/2014 00:00

Duhej të ishte një natë e paharrueshme…dhe ashtu u duk, të paktën nga ekrani. Por në mbrëmjen gala të shpërndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards” jo gjithçka ka qenë perfekte për disa nga të ftuarit.

TMZ raporton se Kim Kardashian ishte ankuar tek organizatorët për vendin që i kishin caktuar. Ajo ndodhej disa ulëse larg Rita Orës dhe mësohet se kishte kërkuar që të zhvendosej më larg këngëtares me origjinë nga Kosova.

Sipas revistës amerikane Kim fajëson Rita Orën për “vuajtjet” e vëllait të saj Rob me të cilin 23-vjeçarja është shoqëruar për një kohë të shkurtër në vitin 2010.

Por pavarësisht kësaj, incidenti nuk e pengoi Rita Orën që të shkëlqente në mbrëmjen e MTV.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel