Seria A, Juve e Roma e nisin me këmbën e mbarë

31/08/2014 00:00

Roma dhe Juventusi, që së bashku me Napolin përbëjnë tre skuadrat pretendente “të dorës së parë” për Serinë A të këtij sezoni, e nisën me fitore këtë kampionat.

Bardhezinjtë mposhtën minimalisht 1-0 në transfertë skuadrën e Kievos. Goli u shënua në minutën e gjashtë të takimit pas një goditje me kokë të Kaseres dhe devijimit të topit nga portieri vendas. Skuadra e drejtuar nga Allegri në minutat në e tjera godit dy herë traversën dhe një herë shtyllën dhe megjithë përpjekjet për të shënuar një tjetër gol, rezultati nuk ndryshoi.

Supersfida e javës së parë, ajo mes Romës dhe Fiorentinës përfundoi 2-0 në favor të verdhekuqëve. Nënkampionët në fuqi dominuan takimin në pjesën e parë ku edhe shënuan me anë të Niangolan në minutën e 28.

Në pjesën e dytë Fiorentina mundohet të reagojë, por pa gjetur dot rrugën e rrjetës. Rezultati vuloset në minutat shtesë kur Gervinho dyfishon dhe i jep tri pikët e para Romës.

Të dielën luhen ndeshjet e tjera ku Milani i Inzaghi-t do të presë në shtëpi skuadrën e Lacios, ndërsa Interin do të testojë forcën në transfertën e vështirë ndaj Torinos. Napoli i Benitez do të kërkojë nisjen mbarë të kampionatit pas eleminimit nga Liga e Kampionave në Xhenoa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA