Obama kritikohet për zgjedhjen e kostumit

30/08/2014 00:00

Barack Obama është paraqitur përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë për t’iu përgjigjur pyetjeve për krizën në Ukrainë, Siri, Irak dhe Shtetin Islamik (ISIS). Por të pranishëmve dhe atyre që ndiqnin konferencën i bëri përshtypje zgjedhja e kostumit të tij.

Presidenti i SHBA gjithmonë vishet me kostume ngjyrë blu ose gri, por kësaj radhe është prezantuar me një kostum ngjyrë bezhë. Menjëherë kanë nisur komentet në Twitter, ku rreth 4.000 postime kanë ironizuar zgjedhjen e presidentit, duke e quajtur “guxim i përhimtë”.

Është edhe pak “faji” i Obamës sepse në vitin 2012 për “Vanity Fair” ai tha, “gjithmonë preferoj kostume në ngjyrë gri dhe blu sepse nuk merrem shumë me veshjen, duke patur parasysh që duhet të merrem me gjëra shumë të rëndësishme”.

Pas gjashtë vitesh si president i SHBA, mediat amerikane kanë shkruar që më në fund ai vendosi të guxojë. Përdoruesit e Twitterit kanë kujtuar se Obama ka veshur një kostum të tillë edhe një herë në meshën e Pashkëve prillin e shkuar.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel