J-Lo dhe Iggy Azalea tregojnë të pasmet

26/08/2014 00:00

Jennifer Lopez di si të dalë nga situatat e vështira. Këngëtarja 45-vjeçare nuk pati sukses me albumin e saj të fundit ‘A.K.A’ i cili shiti vetëm 47 mijë kopje në muajin e parë, por JLo po rikthehet me një version tjetër të “single”-it me titull ‘Booty’.

Kënga origjinale ishte një bashkëpunim me Pitbull-in, por Jennifer Lopez e ka zëvendësuar atë me këngëtaren Iggy Azalea, e cila kohët e fundit po publikon hite të suksesshme. Këngëtaret kanë pozuar me kostume banjoje duke treguar të pasmet e tyre.

Nga kopertina duket se 45-vjeçarja shkon shumë me 23-vjeçaren.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel