Rreth orës 19.00 të ditës së djeshme, në aksin rrugor nacional Sofratik-Gjirokastër, automjeti tip Ford me targa SH 84 38 E që drejtohej nga shtetasi Hajredin Qyshka i datëlindjes 1951 nga Shkodra ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë humbur jetën dy shtetase polake të cilat udhëtonin me të: Magdalena Maria Furtak, e datëlindjes 1982, dhe Monika Liszka e datëlindjes 1978, shtetase polake.
Si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën një djalë 9 vjeç, shtetas polak. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Shkaku paraprak i daljes nga rruga dyshohet humbja e kontrollit për shkak të humbjes së vetëdijes të drejtuesit të automjetit i cili ishte dhe me librezë invalidi.
Top Channel