Paloka ironizon Fullanin në Facebook

14/08/2014 00:00

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar deklaratat e guvernatorit Fullani për qëndrimin e tij në krye të Bankës së Shqipërisë.

“Pas intervistës së guvernatorit shpreh veçse mirënjohje dhe falenderim për “sakrificën” që po bën duke ndenjur në detyre e duke “garantuar” stabilitetin e sistemit bankar. Është shumë e rëndësishme me qëllim që njerëzit të kenë besim tek bankat!!! …

Kur u vodhen 7.3 milionë dollarë tonat, të shqiptarëve, a thua se nuk ishte ai guvernator!!! …Më mirë të mos lodhet e të sakrifikojë kaq shumë, se ndryshe do fillojnë shqiptarët të protestojnë jo “Fullani ik”, por “Fullani rri”!!!”, shkruan Paloka.

Më tëj ai ndalet dhe tek qeveria, duke nënvizuar se, “Rilindja u mor e vazhdon të merret me shampanjën e djalit të Fullanit, Erikut dhe jo me kostumet e kryeministrit 5 mijë euro, që gjithë jetën ka marrë rrogë 1 milion lekë”.

Top Channel