Apel për drejtuesit e automjeteve

13/08/2014 00:00

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që përgjatë sezonit veror të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë mediave, MPB ka vënë në dukje se sezoni turistik ka sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të lëvizjeve në akset rrugore.

“Për këtë arsye u bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore”, thuhet në deklaratë.

Në dokumentin në fjalë thuhet më tej se, në rritjen e fluksit të qarkullimit rrugor kryesisht drejt zonave bregdetare ka ndikuar edhe ardhja e emigrantëve nga vendet fqinje e jo vetëm.

Top Channel