Unaza e re, INUK vijon aksionin
11/08/2014 00:00
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po vijon operacionet për prishjen e objekteve në zonën e Selitës, në Tiranë, në kuadër të punimeve për ndërtimin e Unazës së Re.
Përmes një njoftimi për shtyp, INUK ka bërë të ditur se, në kuadër të projektit të rëndësishëm për infrastrukturën do të prishen rreth 300 objekte.
Inspektoriati saktëson se ky proces do të realizohet në faza të ndryshme, ndërsa shton se pronarët e objekteve që po shemben janë shpronësuar tashmë.
Top Channel