Megan shkëlqen me minifund të bardhë

04/08/2014 00:00

Në rolin e saj, April, tradicionalisht vishet me një kostum të verdhë pas trupit, por Megan Fox nuk mund të mos nxirrte pak në pah hiret e saj, teksa ecte në tapetin e kuq të premierës së “Teenage Mutant Ninja Turtles”, të dielën në Los Angeles.

28-vjeçarja u shfaq me një minifund të bardhë shumë të shkurtër, i cili tregonte këmbët e saj të “pafundme” dhe një siluetë të hijshme.

Në këmbë mbante veshur një palë sandale të zeza me takë të lartë, që vetëm sa shërbenin si zgjatim i këmbëve të saj të hijshme.

Nënë e dy fëmijëve, ajo shkëlqente teksa pozonte së bashku me aktorët e tjerë, ndërsa edhe tualeti i zi i syve nuk kishte si të mos nxirrte në pah stilin “prej maceje të egër” të saj.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel