Arrestohen 5 punonjës të BSH

01/08/2014 00:00

Ka shkuar në tetë numri i të prangosurve që janë jo vetëm punonjës të bankës, por edhe familjarë dhe të afërm të Adrian Bitrajt.

Me veprimet dhe mosveprimet e tyre Prokuroria e Tiranës dyshon se duke shpërdoruar detyrën ata kanë  shkaktuar vjedhjen e 713 milionë lekë përgjate katër viteve.

Të arrestuarit për të cilët gjykata shpalli të enjten masat e sigurisë arrest me burg në mungesë janë specialistë në Departamentin e Emisionit të Bankës së Shqipërisë e konkrertisht, Petrit Ramohitaj me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, Liljana Tusha,  specialiste e arkës në veprim, Lavdim Cani, specialist i arkës stok, Myzejen Belba, specialiste e arkës stok dhe Dhimitër Davidi me detyrë vëzhgues-operator.

Së bashku me nëpunësin e gjashtë të shpallur në kërkim, prokruoria thotë jozyrtarisht se me veprimet e mos veprimet e tyre ata kanë krijuar mundësi për vjedhjen lehtësisht të lekëve, pavarësisht se të dyshuarit kishin për detyrë të rakordonin kartmonedhat që hynin e dilnin nëpërmjet sporteleve përkatëse.

Të dyshuarit në bazë të këqyrjes së kamerave të sekuestruara gjatë hetimeve dy-javore që nisën me arrestimin e Ardian Bitrajt dhe Mimoza Bruzias kanë shkelur udhëzimin nr.741 të marsit 2014 dhe manualet përkatëse të Departamentit të Emisionit të cilat  normojnë veprimtarinë dhe funksioniomin e personelit të bankës e të sigurisë.

Sipas prokurorisë vëzhguesi i kamerave Dhimiter Davidi ishte të mbikëqyrte kamerat e të raportonte çdo anomali, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se ai i ka parë veprimet e Ardian Bitraj , teksa ai shfaqet duke mbushur thasë plastikë me kartmonedha, lëvizte nga ky sektor duke u drejtuar në tualet ku edhe i fshihte në trup, por nuk ka i ka raportuar këto veprime.

Dy specialistët e arkës në veprim Petrit Ramohitaj dhe Liljana Tusha kishin detyrë të rakordonin përditë gjendjen e sportelit dhe koordinoheshin me mbikëqyrësin, por ata nuk i kanë ndjekur këto procedura për një kohë të gjatë.

Punonjësit e arkës stok Lavdim Cani dhe Myzejen Belba  thotë prokuroria kishin detyrë ndjekjen e lëvizjeve e vlerave monetare që lëvizin nga sportelet tek magazinat si edhe të mbanin nga një çelës për arkën stok e në fund të ditës ta dorëzonin në kasafortë.

Por këto veprime nuk janë respektuar ndërkohë që të tre çelësat janë mbajtur nga Ardian Bitraj, i cili ka vjedhur i qetë 713 milionë lekë. Klevis Bejtjaj është sipas prokurorisë i afërm i Bitrajt i cili kishte dijeni për veprimtarine kriminale të 45-vjeçarit, por që asnjëherë nuk ka raportuar pranë organeve kompetente e pikërisht moskallzimi i krimit e ka dërguar atë në burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA