Votojnë për herë të parë turqit emigrantë

31/07/2014 00:00

Qytetarët turq që jetojnë në Gjermani do të kenë, për herë të parë, mundësinë të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Turqisë, në qendrën e ngritur me këtë qëllim në stadiumin olimpik të Berlinit.

“Epo, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, dhe është mjaft pozitive, sepse ne jemi shumë, e kemi ndikim të madh, pavarësisht se nuk jetojmë atje”, tha Feride Bangci.

“Është sikur republika turke të ketë rilindur. Deri tani, neve na kanë parë thjesht si burim fitimi. Por, kjo i ndryshon gjërat. Pas vulës së parë, unë do të jem një njeri i lirë”.

“Unë kam dy atdhe: Gjermaninë dhe Turqinë. Sado e rëndësishme të jetë e para për mua, Turqia mbetet vendi im. Jam shumë i lidhur me të, atje kam familjen dhe shkoj çdo vit. Ndaj, për mua, ajo që po ndodh sot këtu është e një rëndësie të veçantë”.

Në Turqi, këto janë zgjedhjet e para, ku Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Por, ndërsa votimet e 10 Gushtit po afrojnë, mbetet shqetësues fakti që Rexhep Tajip Erdogan kërkon të përforcojë vlerat islamike në shoqëri.

Në fakt, feja po luan një rol të rëndësishëm në këtë fushatë, ku konkurrentët theksojnë devotshmërinë ndaj Islamit, si argument për të fituar mbështetje. Pak para zgjedhjeve të 10 Gushtit, mbetet shqetësues fakti që Erdogan kërkon të përforcojë vlerat islamike në shoqëri.

Zëvendëskryeministri Bulent Arinc deklaronte se, në Turqi po bien vlerat morale dhe shërimi për këtë gjendej te vlerat islame. Për femrat, ndër të tjera, ai kërkonte që të mos dilnin shpesh në publik dhe të mos qeshnin me zë të lartë.

Prandaj, për kundërshtarët e qeverisë, në qytetin lindor të Tuncelit organizuan një protestë me të qeshura. Erdogani është parë si favorit për t’i fituar këto zgjedhje, që nga momenti kur shpalli kandidaturën, në fillim të Korrikut.

Fjalimin e parë si kandidat, ai e nisi si kryetar i partisë AKP në pushtet, e më pas e përfundoi me një shprehje të Kuranit.

Top Channel