Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati Ushtria ukrainase deklaron se ka marrë nën kontroll një qytet kyç në afërsi të bastionit të rebelëve, Donetsk, teksa luftimet në lindje intensifikohen.
Separatistët pro-rusë u dëbuan nga Avdivka ditën e mërkurë, deklaroi ushtria. Qyteti strategjik ndodhet në afërsi të aeroportit dhe stacionit të trenit në Donetsk. Luftimet përreth këtij qyteti kanë penguar sërish ekspertët ndërkombëtarë që të arrijnë vendin ku u rrëzua avioni i Malaysia Airlines.
Autoritetet lokale deklaruan të mërkurën se 19 persona ishin vrarë në luftimet e 24 orëve të fundit. Ukraina deklaron se trupat e saj kanë hyrë edhe në qytetet Shaktar dhe Rorez, po në rajonin e Donetskut, si dhe në Lutuine, në rajonin e Luhanskut.
Në një raport të 3 muajve luftime mes forcave qeveritare dhe rebelëve separatistë, të cilët kanë formuar “republikat” pro-ruse në Lindje të vendit, Kombet e Bashkuara bënë të ditur se më shumë se 1100 vetë janë vrarë.
Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, tha se luftimet gjithnjë e në rritje në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut kanë qenë ekstremisht alarmuese, ndërsa e cilësoi rrëzimin e avionit malajzian, më 17 Korrik, si një “krim të mundshëm lufte”.
Liderët e Perëndimit thonë me siguri se rebelët e kanë goditur avionit thuajse nga ngatërresa, me një raketë të furnizuar nga Rusia, tokë-ajër. Rusia akuzon Kievin dhe e bën përgjegjëse për këtë incident.
Top Channel