Algjeri, francezët hetojnë rrëzimin e aivonit

28/07/2014 00:00

Rrëzimi i avionit algjerian, që ndodhi vetëm para disa ditësh në një shkretëtirë të Malit, është ende nën proces hetimor.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius ka bërë të ditur se pilotët e avionit fillimisht kishin kërkuar të ndryshonin kursin e fluturimit për shkak të motit të keq e më pas kishin kerkuar kontakt me kullën e fluturimit që të ktheheshin pas në Burkina Faso, sepse nuk po pilotonin dot më.

Por fatkeqësisht ky kontakt ishte humbur. Dy kutitë e zeza të avionit tashmë kanë mbërritur në Paris dhe do shqyrtohen nga ekspertët. Franca ka marrë rolin e udhëheqësit në hetim, pasi nga 118 vetë që humbën jetën, 54 prej tyre ishin shtetas francezë.

Ndërkaq, hetuesit francezë, të cilët ndohen në vendin e rrëzimit, po përballen me kushte jashtëzakonisht të vështira, tha ministri i Jashtëm dhe shtoi se kjo është një punë e gjatë dhe shumë komplekse.

Por pavarësisht vonesave, ministri francez i Transportit tha se premisat janë që konkluzionet e hetimit të vijnë brenda dy javëve.

Top Channel