Boko Haram tashmë në Kamerun

27/07/2014 00:00

Terroristët e grupi Boko Haram, të cilët prej kohësh kanë nën kontroll zona të tëra në veri të Nigerisë, kanë sulmuar një qytet në Kamerun, pranë kufirit më Nigerinë.

Autoritetet në Kamerun kanë bërë të ditur se terroristët kanë ndërmarrë disa sulme, duke vrarë me dhjetëra persona, mes të cilëve edhe disa policë. Ndërsa kanë rrëmbyer edhe bashkëshorten e zëvendëskryeministrit.

Sipas policisë, militantët e Boko Haram janë futur me dhunë në banesën e politikanit, në të cilën po festohej fundi i Ramazanit dhe kanë rrëmbyer gruan, ndërsa zëvendëskryeministri është lënë i lirë.

Ndërkohë që terroristët kanë vazhduar sulmet edhe në Nigeri, ku shënjestër e tyre sërish kanë qene shkollat, duke vrarë të paktën 5 persona.

Top Channel