ISIS urdhëron gjymtimin e femrave 11-46 vjeç

24/07/2014 00:00

OKB ka bërë të ditur se ekstremistët e ISIS-ISIL kanë urdhëruar të gjitha gratë dhe vajzat në Mosul, në veri të Irakut, t’i nënshtrohen gjymtimit të organeve gjenitale.

Zyrtarja e OKB, Jacqueline Badcock tha se dekreti fetar “fatwa” aplikohet ndaj femrave të grupmoshës 11-46 vjeçe. Ajo shtoi se dekreti i paprecedent i lëshuar nga ISIS në kontrollin e qytetit përbënte një shqetësim shumë të madh.

Iraku po përballet me një kryengritje të sunitëve, të udhëhequr nga radikalët e ISIS, teksa disa qytete në veri-perëndim të vendit janë zaptuar prej tyre.

Rituali i gjymtimit të gjenitalit femëror praktikohet nga disa komunitete në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, me shpresën se ai i përgatit ato për moshën e rritur, apo martesën.

Gjymtimi i tillë shkakton rreziqe të mëdha shëndetësore për gratë, përfshi këtu gjakderdhje të rëndë, probleme me urinimin, infeksione të ndryshme, shterpësi, si dhe rrezikun gjithnjë e në rritje të lindjes së foshnjave të vdekura.

Top Channel