Egjipt, vriten 15 ushtarë në shkretëtirë

19/07/2014 00:00

Persona të armatosur kanë vrarë të paktën 15 ushtarë në një sulm ndaj një postoblloku në perëndim të Egjiptit, bëjnë të ditur autoritetet lokale të sigurisë.

Atentatorët përdorën granatahedhës dhe armë të rënda zjarri kur sulmuan postobllokun në shkretëtirë, rreth 630 km në perëndim të Kajros, deklarojnë burimet.

Ende nuk dihet se cilët janë autorët e sulmit, por militantët kanë intensifikuar fushatën kundër forcave të sigurisë që kur presidenti pro-islamik Mohammed Morsi u rrëzua nga pushteti rreth një vit më parë.

Aktualisht në krye të shtetit, që është përfshirë nga trazirat që nga rënia e Hosni Mubarak, është ish-komandanti i ushtrisë, gjenerali Al Sisi, i cili u zgjodh në këtë post më herët gjatë vitit me shumicë votash.

Top Channel