Rusia do të rihapë bazën e spiunazhit në Kubë

17/07/2014 00:00

Rusia ka arritur një marrëveshje me Kubën për të rihapur një bazë në Karaibe, e cila është përdorur nga sovjetikët për të përgjuar SHBA-të gjatë Luftës së Ftohtë, kanë bërë të ditur zyrtarët rusë.

Baza e Lourdes pranë Havanës shtrihet 250 kilometra larg nga brigjet e Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja me Kubën u arrit gjatë vizitës në ishullin komunist të Presidentit rus Vladimir Putin, një javë më parë, ndërsa ajo është publikuar më pas nga gazeta ruse ‘Kommersant’.
Në vitin 2001, Putin e mbylli bazën me pretendimet për koston e lartë të saj. Një burim i sigurt rus, i cituar nga ‘Reuters’ ka konfirmuar raportin e ‘Kommersant’.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar, pas situatës së tensionuar në lindje të Ukrainës, e cila nisi me aneksimin e Krimesë nga Rusia.

‘Kommersant’ ka bërë të ditur gjithashtu se Putin i ka falur Kubës 90% të borxhit të periudhës sovjetike, i cili kap një vlerë rreth 32 miliard dollarë.

Baza e Lourdes ka nisur nga puna që në vitin 1967. Në kohën e Bashkimit Sovjetik, rreth 3000 mijë persona ishin të punësuar në këtë bazë, por pas vitit 1990 ky numër është reduktuar ndjeshëm.

Top Channel