Indi, 6-vjeçarja përdhunohet në shkollë

17/07/2014 00:00

Një 6-vjeçare, nxënëse shkolle, pretendon të jetë përdhunuar nga dy anëtarë të stafit të shkollës, në qytetin jugor të Indisë, Bangalore, bën të ditur policia.

Agresioni besohet të ketë ndodhur më 2 Korrik, por prindërit e saj e zbuluan atë vetëm pak ditë më parë, pasi ajo ankohej për dhimbje stomaku dhe u shtrua në spital.

Ndërkohë, qindra prindër kanë protestuar jashtë shkollës, duke rrëzuar portat e saj dhe duke brohoritur slogane të ndryshme. Policia ka nisur hetimet, por ende nuk kanë arrestuar ndonjë person.

Ky është rasti i fundit i një serie të gjatë përdhunimesh në Indi, të cilat kanë përfunduar ndër titujt kryesorë të të gjitha mediave në botë. Shifrat tregojnë se përdhunimet sa vijnë e raportohen më shumë në përgjithësi, gjë që tregon se ky lloj krimi po merret gjithnjë e më seriozisht nga vendasit.

Megjithatë, sistemi i dobët i drejtësisë në Indi bën që për të vendosur drejtësi për një rast të tillë të duhen shumë vite. Kryeministri i ri i Indisë, Narendra Modi, ka premtuar zero tolerancë ndaj krimeve kundër grave, edhe pse dhuna dhe diskriminimi i tyre mbetet thellësisht i rrënjosur në shoqërinë indiane.

Top Channel