Gaza, nisin negociatat e reja

16/07/2014 00:00

Një ditë pas armëpushimit që u rrëzua në Gaza, presidenti palestinez Mahmud Abas ka udhëtuar drejt Kajros për një takim me presidentin egjiptian, për të diskutuar mbi mënyrat sesi do t’i jepet fund konfliktit me Izraelin.

Plani egjiptian konkretisht jep zgjidhjen e tij duke i bërë thirrje të gjitha palëve për pushimin e luftimeve në Gaza, hapjen e kalimeve kufitare dhe për bisedime të nivelit të lartë mes atyre që janë përfshirë.

Izraeli i rinisi sulmet pasi u bë e qartë se Hamasi nuk do ta pranonte marrëveshjen. “Ne e ndaluam zjarrin, por Hamasi vazhdoi t’i bombardonte qytetet tona duke mbyllur kështu derën për një zgjidhje diplomatike, dhe për këtë arsye do t’i duhet t’i mbajë i vetëm përgjegjësitë për vazhdimin e dhunës”, deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu.

Sikundër dhe nga ana tjetër, krahu politik i Hamasit u shpreh se është një domosdoshmëri për të gjithë ndalimi i luftimeve dhe se ajo që palestinezët me të vërtetë duan është fundi i bllokadës izraelite në Gaza, ku sipas tyre ajo mbyt jetën e përditshme të 1.8 milion palestinezëve që jetojnë atje.

Gjithashtu, ata kanë akuzuar bllokun izraelit për moslirim të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, ashtu sikurse ishte rënë dakord në planin e armëpushimit të mëparshëm.

Por duket se Shtëpia e Bardhë e dënon Hamasin duke e konsideruar si shkaktar të trazirave dhe sekretari i Shtetit John Kerry tha se, është i përgatitur të udhëtojë për në Lindjen e Mesme që të mërkurën, nëse është e nevojshme.

Top Channel