Nishani takon Jahjagën dhe Nikokliç

15/07/2014 00:00

Presidenti Bujar Nishani gjatë qëndrimit në Dubrovnik u takua me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja kosovare vlerësoi se statusi i vendit kandidatit për në Bashkimin Evropian që iu dha Shqipërisë ishte një inkurajim i madh edhe për rajonin, e veçanërisht për Kosovën.

Ajo u shpreh se ky vlerësim nxit përparimin në zbatimin e reformave të nevojshme si për liberalizimin e vizave, ashtu edhe për nënshkrimin e MSA-së.

Ndërkohë, kreu i shtetit shqiptar u takua edhe me presidentin serb, Tomislav Nikoliç. Gjatë takimit, sie thuhet në një njoftim për shtyp të Presidencës, u ra dakord për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushat e arsimit, kulturës dhe ekonomisë.

Zoti Nishani u shpreh se, pavarësisht qëndrimeve diametralisht të kundërta që ndajmë lidhur me çështjen e Kosovës, realiteti dikton një bashkëpunim të fokusuar rajonal, mbi objektivin kryesor të integrimit evropian.

Top Channel