Cameron riformaton qeverinë, largohet Hague

15/07/2014 00:00

William Hague ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Jashtëm të Britanisë, por do të qëndrojë në kabinet si kreu i Dhomës së Komunëve në “Downing Street”.

Pas plot 26 vjetësh, si anëtar i Parlamentit për Richmond, Hague nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e vitit 2015.

BBC-ja ka raportuar se Philip Hammond, aktualisht Sekretar i Mbrojtjes do të zëvendësojë William Hague.

Si pjesë e ndryshimeve në qeverinë e Kryeministrit Cameron është tërhequr edhe konservatori veteran, Ken Clarke, i cili u bë anëtarë i Parlamentit në vitin 1970 dhe ka shërbyer si ministër pa portofol.

Gjithashtu edhe David Jones u shkarkua nga posti i Sekretarit të Uellsit, të cilin e mbante prej dy vjetësh.

Hague u vlerësua nga David Cameron si një nga figurat kryesore të Partisë Konservatore. “Hague ka udhëhequr qeverinë duke shërbuer në dy kabinete. Ai është një këshilltar i mençur dhe një mik i mirë, do të mbetet si Sekretar i Parë i Shtetit dhe deputet de fakto në zgjedhjet elektorale”, deklaroi Kryeministri i Britanisë Cameron.

Pas dorëheqjes, Hague u shpreh se ndihet i lumtur që do të shërbej si Kryetar i Dhomës së Komunëve, pasi do të jetë në gjendje të bëjë fushatë për kandidatët konservatorë në zgjedhje.

Top Channel