Angli, peshkop edhe gratë

15/07/2014 00:00

Kisha e Anglisë votoi për të lejuar gratë qe të bëhen peshkope, një vendim historik ky, i cili përmbysi traditën e Kishës ndër shekuj.

Dy vite më parë, një propozim i ngjashëm dështoi për shkak të kundërshtimit të anëtarëve tradicionalistë të saj dhe tronditi modernizimin, i cili e shihte si risi rolin e gruas në kishë. Por, pas një debati të gjatë, Sinodi i Përgjithshëm, organi qeverisës i Kishës së Anglisë, votoi me shumicë dërrmuese në favor të planit të ndryshuar në mbledhjen e tij organizuar në qytetin verior anglez.

“Sot është përfundimi i asaj që kishte filluar mbi 20 vjet më parë me koordinimin e grave si priftëresha. Unë jam i kënaqur me rezultatet e përpjekjes së sotme”,  tha Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby.

Çështja mbi gratë peshkope ka shkaktuar ndarje të brendshme ne Kishë. Ajo  vuri përballë reformatorët, të prirur për të projektuar një imazh më modern të Kishës me pakicën konservatore, e cila thotë se ndryshimi është në kundërshtim me Biblën. Por vende te tjera si Shtetet e Bashkuara, Australi, Kanada dhe Zelandën e Re, e zbatojnë praktikën e grave priftëresha.

Top Channel