Afganistan, shpërthim në treg, 90 të vrarë

15/07/2014 00:00

Një valë shpërthimesh në një treg në Paktika në lindje të Afganistanit ka shkaktuar të paktën 90 të vdekur dhe dhjetra të tjerë të plagosur.

Sipas zyrtarëve vendas, njëri prej autorëve të sulmit ka hyrë me makinë në tregun e mbushur plot me njerëz dhe e ka shpërthyer atë në mesin e tyre.

Rajoni i Orgunit, ku ndodhi ngjarja, konsiderohet si një nga zonat më të sigurta të provinces së Paktikës që ndan kufijtë me rajonet fisnore tepër të trazuara të Pakistanit.

Dëshmitarë okularë rrëfejnë se policia e ka ndjekur atentatorin, por nuk ka mundur të ndalojë aktin e tij ekstrem.

Top Channel