Irak, vriten 29 persona pas një sulmi në bordello

13/07/2014 00:00

Disa persona të armatosur kanë vrarë 29 persona në dy bordello të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut. 20 prej viktimave janë femra.

Sipas BBC, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lindje të Bagdadit, në lagjen Zajuna. Ende nuk dihen shkaqet e masakrës.

Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Sipas AFP, në një nga dyert e ndërtësave është shkruar: “Ky është fati i prostitucionit.”

Edhe në maj të vitit 2013 është sulmuar një bordello në lagjen Zajuna. Nga ai sulm u vranë 7 femra dhe 5 meshkuj.

Prostitucioni është i ndaluar në fenë islame, feja dominuese në Irak.

Top Channel