Kurdët zgjerojnë territoret në Irak

11/07/2014 00:00

Forcat e Republikës Autonome Kurde në Irak kanë zgjeruar kontrollin mbi dy fusha naftë-mbajtëse në afërsi të Kirkukut dhe të Bai Hassan.

Lajmi konfirmohet nga autoritetet irakiane dhe nga vetë autoritetet autonome kurde. Ky veprim vjen një ditë pasi kurdët njoftuan tërheqjen e tyre nga qeveria dhe parlamenti në Bagdad përsa kohë në pushtet është kryeministri al-Maliki.

Ky i fundit akuzohet prej tyre se po shkatërron Irakun dhe kërkojnë largimin e menjëherëshëm të tij. Më herët al-Maliki kishte akuzuar kurdët për mbështetje dhe strehim të militantëve ekstremistë të ISIS.

Këta të fundit vazhdojnë të mbajnë nën kontroll zona të mëdha në veri dhe veri-lindje të Irakut dhe në Siri, ku edhe kanë shpallur ngritjen e kalifatit islamik me drejtues Al-Bagdadin, ish-militantin e Al-Kaedas që në një kohë të shkurtër u shndërrua në kryeterroristin më të kërkuar.

Top Channel