SHBA-të festojnë 4 Korrikun

04/07/2014 00:00

Amerikanët kremtojnë sot 238 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë, në zemër të së cilës qëndron vetëqeverisja si vlerë thelbësore amerikane.  

Pesëdhjetë e gjashtë firmëtarët e deklaratës, 4 korrikun e vitit 1776 hodhën dhe votat e para për pavarësi.

Bashkëqytetarët e tyre e ratifikuan përzgjedhjen që këta burra bënë dhe me të miratuan parimin i cili atëherë shihej si radikal që qeveria duhet të bazohet në pëlqimin e të qeverisurve.

Top Channel