Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, u shpreh i gatshëm të rivendosë armëpushimin me separatistët pro-rusë nëse plotësohen disa kushte.
Kreu i shtetit ukrainas ka diskutuar për situatën në Ukrainën lindore në një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin amerikan Xho Bajden. Numrit dy të administratës amerikane, Poroshenko i ka përcjellë gadishmërinë për nisjen e pushimzjarrit pasi të marrë konfirmimin se një hap i tillë do të respektohej nga të dyja palët.
Presidenti ukrainas ka kërkuar gjithashtu lirimin e të gjithë pengjeve dhe kontroll mbi kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë me monitorim nga OSBE-ja.
Top Channel