Siguria e aeroporteve në Europë dhe L. e Mesme

03/07/2014 00:00

Autoritetet amerikane kanë në plan për të rritur sigurinë në disa aeroporte në Europë, si edhe në Lindjen e Mesme, nga të cilët kryhen fluturime të drejtpërdrejta për në SHBA, thanë zyrtarët amerikanë gjatë ditës së mërkurë.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Jeh Johnson njoftoi se do të merren hapa në disa aeroporte, por nuk bëri të ditur detaje konkrete dhe emrat e aeroporteve.

Johnson tha se do të ketë masa të reja, por pa cenuar udhëtarët. Gjithashtu ai shtoi se do të ketë shkëmbim informacionesh me aleatët e SHBA në lidhje me grupet terroriste dhe personat të cilët konsiderohen të rrezikshëm.

Një zyrtar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, i cili kërkoi të mbetet anonim, ka thënë se bëhet fjalë për aeroporte të vendosura në Europë si edhe në Lindjen e Mesme.

Top Channel