Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë
Ekonomia amerikane vazhdon rimëkëmbjen dhe kjo konfirmohet edhe nga shifrat që tregojnë një ulje të papunësisë në 6.1 përqind, niveli më i ulët që nga shtatori i 2008, kur kriza financiare globale sapo kishte trokitur.
Departamenti i Punës dhe i Statistikave njoftoi se në qershor, ekonomia më e madhe në botë krijoi 288 mijë vende të reja pune. Të dhënat shkojnë përtej parashikimeve më optimiste të specialistëve të cilët i shohin si një sinjal inkurajues për gjysmën e mbetur të vitit.
Në dy 3-mujorët e parë të këtij viti rimëkëmbja e ekonomisë amerikane u ul ndjeshëm dhe shifrat për hapjen e vendeve të reja të punës ranë po ashtu. Specialistët fajësuan për këtë motin e keq që paralizoi pjesën veri-lindore të SHBA për muaj me radhë.
Vendet e reja më të mëdha të punës u hapën në shërbimet profesionale dhe sipërmarrëse me rreth 67 mijë të tilla e më pas në sektorin e shitjeve me 40 mijë vende të reja pune.
Parashikimet janë pozitive edhe sa i përket pagesave. Sipas “Federal Reserve” në fund të vitit, paga për orë e cdo punonjësi do të rritet mesatarisht me 2 përqind.
Top Channel