Një pacient i sëmurë me adenomë hipofize, apo ndryshe tumor në tru, pasi ka kryer ndërhryje krirurgjikale dhe trajtim të shumëllojshëm disa herë dhe nuk është shëruar, i është nënshtruar radiokirurgjisë, trajtim i cili ofrohet për herë të parë në qendrën më të madhe spitalore në vend, QSUT-ja.
Nëpërmjet akseleratorit është goditur tumori në tru, goditje e cila përllogaritet të mos dëmtojë pjesë të tjera të trurit. Nevojat për këtë trajtim janë mbi 100 në muaj, por për momentin do të mbulohen 30 raste në muaj.
“Një rast në ditë sepse janë procese që kalojnë gjithë ditën për ekipin. Ekipi është i impenjuar gjatë gjithë ditës për të arritur atë goditje. Aparati është i hapur edhe për trajtime konvencionale për raste në të gjithë trupin”, ka sqaruar profesor doktor, Mentor Petrela.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili ishte i pranishëm gjatë trajtimit të pacientit të parë, tha se së shpejti do të ketë dhe një akselerator të dytë në QSUT, por ndërkohë u angazhua për të siguruar mirëmbajtjen dhe vijimësinë e furnizimit me materiale mjekësore të nevojshme.
“Praktikisht drejtoria dhe ne si ministri duhet të garantojmë vijimin e shërbimit, me kontrata afatëgjata mirëmbajtjeje, furnizimin në vijimësi të materialeve mjekësore dhe sidomos punimet e domosdoshme. Gjithashtu, në QSUT do punësojmë fizikantë dhe onkologë të rinj”, ka deklaruar Beqja.
Përveç tumorëve në kokë, ky akselerator do të trajtojë të gjitha sëmundjet onkologjike deri në mbërritjen e akseleratorit tjetër, për të cilin po investohet. Shefi i sëmundjeve onoklogjike vlerësoi futjen e një pasjisjeje të tillë, e cila është shpresa e fundit për pacientët me sëmundje onkologjike.
“Ne jemi shumë më të sigurtë, fondi është rritur pesë herë më tepër. E rëndësishme është që po bëhet një investim madhor”, deklaroi Agim Sallaku.
Një trajtim me radiokirurgji në vende të tjera të Europës kushton reth 15 mijë euro. Pacientëve shqiptarë tashmë nuk do t’u duhet të marrin rrugët jashtë Shqipërisë dhe të pagujanë kosto të tilla.
Top Channel