Claudia Schiffer, imazhi i fushatës së “Dolce & Gabbana”

21/06/2014 00:00

Supermodelja, 43 vjeçare Schiffer është zgjedhur imazhi i fushatës së re të “Dolce & Gabbana”

Supermodelja Claudia Schiffer është ylli i “Dolce & Gabbana” për fushatën e re publicitare.

43 vjeçarja mamaja e 3 fëmijëve ka pozuar për reklamën e re të sezonit dimër 2014.  Ajo shfaqet tejet  elegante dhe me një look mesjetar. Imazhet e tregojnë modelen në super formë, e cila tërheq vëmendjen e meshkujve që e rrethojnë.

Fushata është fotografuar nga një prej krijuesve të markës “Dolce & Gabbana”, Domenico Dolce.  Gjithashtu pjesë e reklamës janë edhe modelja Bianca Balti dhe modelë te tjerë femra dhe meshkuj.
Claudia Schiffer festoi në muajin maj edhe 12 vjetorin e martesës me producentin britanik, Matthew Vaughn.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel