Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë
Supermodelja, 43 vjeçare Schiffer është zgjedhur imazhi i fushatës së re të “Dolce & Gabbana”
Supermodelja Claudia Schiffer është ylli i “Dolce & Gabbana” për fushatën e re publicitare.
43 vjeçarja mamaja e 3 fëmijëve ka pozuar për reklamën e re të sezonit dimër 2014. Ajo shfaqet tejet elegante dhe me një look mesjetar. Imazhet e tregojnë modelen në super formë, e cila tërheq vëmendjen e meshkujve që e rrethojnë.
Fushata është fotografuar nga një prej krijuesve të markës “Dolce & Gabbana”, Domenico Dolce. Gjithashtu pjesë e reklamës janë edhe modelja Bianca Balti dhe modelë te tjerë femra dhe meshkuj.
Claudia Schiffer festoi në muajin maj edhe 12 vjetorin e martesës me producentin britanik, Matthew Vaughn.
Top Channel