Zyhdi Dajti, shefi i Inspektoriatit të Ndërtimit, u dorëzua në policinë e Vlorës. Dajti u shpreh përpara mediave, pak para se të arrestohej nga policia, se ishte në dijeni të këtij lajmi vetëm nga mediat, natën e së enjtes.
Ai tha se kishte qenë në punë mëngjesin e së premtes për prishjen e godinave pa leje dhe, në momentin që ka kryer detyrën e fundit për sot, është nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, si stacioni policor më i afërt me të.
Dajti nuk e pranoi akuzën dhe tha se është i rregullt me punën, si ushtarak në profesionin e tij, dhe shprehu habi për ngritjen e akuzës ndaj tij.
“Kam besim se e vërteta do të triumfojë dhe jam besimplotë se drejtësia do të vendoset. Gjatë gjithë viteve të mia të punës kam nxitur qytetarët që të zbatojnë ligjin. Gjatë detyrës sime në krye të Inspektoriatit, nuk ka dyshim që kam zbatuar vetëm ligjin. E turpshme që Prokuroria paralel me mua ka arrestuar Florenc Hoxhën, simbol i korrupsionit. Jam i pastër me punën time”, përfundoi deklaratën për mediat Zyhdi Dajti. Akuza e ngritur për të një ditë më parë, është ajo e shpërdorimit të detyrës. Më herët, gjatë ditës së premte, Partia Demokratike denoncoi mos zbatimin e ligjit nga policia, për arrestimin e zotit Dajti.
Sipas PD-së, policia ndoqi dy standarde, duke mbrojtur kreun e INUK-ut me urdhër të kryeministit Rama.
Top Channel