Reshjet e dendura të shiut që kanë pushtuar gjithë vendin do të vijojnë edhe ditën e premte. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që fundjava do të jetë e qëndrueshme dhe me temperatura të larta.
“Nesër do kemi reshje të pjesshme deri në pjesën e parë të ditës. Në mbrëmje do kemi mot më të kthjellët. Do ketë mot të mirë në zonat me bregdet, ndërsa reshje të izoluara në ato malore. Gjithashtu, fundjava do të jetë me diell”, deklaron meteorologia Elsona Gjoni.
Termometri ka shënuar ulje gjatë ditës së sotme, ku në disa zona të Shqipërisë ka patur edhe përmbytje. Meteorologët parashikojnë se fundjava do të jetë e ngrohtë.
Top Channel