KE përshëndet operacionin

19/06/2014 00:00

Komisioni Europian reagoi në mbrëmje dhe përshëndeti operacionin e suksesshëm të policisë kundër një plantacioni me kanabis në fshatin Lazarat në jug të Shqipërisë dhe në rrethinat e tij.

“Kjo tregon qartë vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Sigurisht që lufta e Shqipërisë kundër drogës duhet intensifikuar më tej, por aksioni tregon se Shqipëria është në udhën e duhur, siç nënvizohet në raportin e qershorit të Komisionit”, thuhet ne deklaratën e Komisionit Europian.

Atje theksohet se ndjekja e menjëhershme dhe efektive nga ana e prokurorisë dhe gjykatave është esenciale.

Top Channel