Rikthimi tek tradita, produktet autentike vendase si dhe sportet e natyrës janë disa nga risitë në turizëm përmes të cilave synohet rritja e numrit të vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion.
Në konferencën “Inovacion dhe rritje në turizëm” u prezantuan disa nga format e biznesit që përbëjnë interes për turistët e huaj sic janë ato që kanë përftuar tashmë ‘markën e cilësisë’ apo të tjera që promovojnë vlerat tradicionale shqiptare.
Një tjetër mënyrë për të afruar më shumë turistë është reklamimi i turizmit shqiptar përmes rrjeteve sociale si dhe shtimi i aplikacioneve të ndryshme ku vizualizohen destinacionet e ndryshme turistike.
Top Channel