Victoria Beckham: Dua të fuqizoj pozitë e femrës

17/06/2014 00:00

Victoria Beckham duket se gjithmonë ka luftuar për atë çfarë ka dëshiruar në jetë dhe pas suksesit me grupin “Spice Girls” tashmë ajo është një stiliste e talentuar.  Por Beckham ka thënë se dëshiron që të ndihmojë femrat të fitojnë vetëbesimin  dhe të arrijnë qëllimet që i kanë vendosur vetes.

Në një intervistë për revistën “Elle Singapore”, ku Victoria është zgjedhur për kopertinën e muajit korrik, 40-vjeçarja bukuroshe ka thënë se nëpërmjet linjës së saj të veshjeve dëshiron të ndihmojë femrat që të ndihen në më të mirën e tyre.

E pyetur se kush mund të veshi linjën “Victoria Beckham”, ajo tha: “Unë mendoj se ajo që vesh linjën time është një grua që dëshiron të duket bukur, që e çmon luksin dhe pëlqen moden. Unë dua që femrat të  ndihen në më të mirën e mundshme me veshjet e mia dhe qëllimi im është të fuqizoj figurën e femrës”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel