E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Victoria Beckham duket se gjithmonë ka luftuar për atë çfarë ka dëshiruar në jetë dhe pas suksesit me grupin “Spice Girls” tashmë ajo është një stiliste e talentuar. Por Beckham ka thënë se dëshiron që të ndihmojë femrat të fitojnë vetëbesimin dhe të arrijnë qëllimet që i kanë vendosur vetes.
Në një intervistë për revistën “Elle Singapore”, ku Victoria është zgjedhur për kopertinën e muajit korrik, 40-vjeçarja bukuroshe ka thënë se nëpërmjet linjës së saj të veshjeve dëshiron të ndihmojë femrat që të ndihen në më të mirën e tyre.
E pyetur se kush mund të veshi linjën “Victoria Beckham”, ajo tha: “Unë mendoj se ajo që vesh linjën time është një grua që dëshiron të duket bukur, që e çmon luksin dhe pëlqen moden. Unë dua që femrat të ndihen në më të mirën e mundshme me veshjet e mia dhe qëllimi im është të fuqizoj figurën e femrës”.
Top Channel