Krimet e Rënda lënë në burg Ilir Karçinin

13/06/2014 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e avokatit të Ilir Karçinit për ndryshim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë me burg pa afat.

Avokati i biznesmenit të gazit, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij.

Ilir Karçini akuzohet për porositjen e vrasjes së Piro Bares. Gjithcka dyshohet se ka nisur për pas konfliktit për shkarkimin i një anijeje me 1500 ton gaz të lëngshëm. Këtu zë fill armiqësia mes Piro Bares, pronar i Romano Port dhe Ilir Karçinit i Prima Gas, armiqësi që do të shkonte deri në porositjen e një vrasjes prej këtij të fundit duke paguar 120 mijë euro kushërinjëve Andon dhe Genis Mëhillaj në Vlorë, dhe duke u kërkuar eleminimin fizik të konkurentit të tij, pronarit të Romano Port, Piro Bare.

Menjëherë pas marrjes së shumës së parave, dy vlonjatët kanë vënë nën kontratë për krimin Julian Sinanajn, i cili u arrestua ditën që do të kryente vrasjen pasi ishte spiunuar më parë nga “partneri i tij në krim” i tij, Ndriçim Gjokona.

Top Channel