Nuk jeni besnikë? Ky është fustani i duhur për ju
11/06/2014 00:00
“Do të martoheni së shpejti dhe keni qëllimin që të mos qëndroni besnikë ndaj bashkëshortit tuaj? Atëherë ky është fustani perfekt për ju”.
Me këtë lajmërim, 32-vjeçari Dan nga Sidnei ka nxjerrë në shitje fustanin e nusërisë të ish-bashkëshortes. Siç duket, çifti nuk ka patur një fund të lumtur.
“Ky fustan i mrekullueshëm ka një aftësi të provuar që të prodhojë tradhëti. Nëpërmjet këtij fustani mund të arrish të mashtrosh dhe të luash lojën e dyfishtë. Me këtë fustan si bonus do të keni mundësinë të përfitoni edhe gjysmën e pasurisë së bashkëshortit. Ai të lejon që për 2 vjet të jetosh një jetë mediokër në çift deri sa të përfundojë marrëdhënia juaj plotësisht”, thuhet në faqen e shitjeve online, gumtree.com.au.
Top Channel