Në Kinë dhe Japoni ka plasur një modë e re e të bërit plazh me fytyrë të mbuluar me një kapuç duke lënë jashtë vetëm hundën, gojën dhe sytë.

Moda e mbulimit të fytyrës është për të ndaluar depërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit dhe kjo sidomos ndodh tek femrat kineze dhe japoneze të moshës së tretë.

Shumë gra vendosin të ashtëquajturën “bikini fytyre” në plazhet e Qingdao, në provincën kineze Shandong.
 
 Ato e përdorin këtë bikini edhe në momentin kur lahen dhe jo vetëm kur marrin rreze dielli.

Në Kinë dhe Japoni nxirja shikohet “shtrembër” dhe konsiderohet si shenjë e shtresës së ulët sociale duke u personifikuar me njerëzit që punojnë tokën dhe bëjnë punë të rëndomta.  

FOTO GALERI
2/6

Top Channel