Pas debateve mes mazhorancës dhe opozitës për Kongresin e Përmetit edhe historianët janë me qëndrime të ndryshme për këtë ngjarje.
Historiani Beqir Mete e ka cilësuar Kongresin si aktin e parë të socializmit të diktaturës.
“Kongresi i Përmetit kishte si parim themelor të legjitimonte pushtetin që komunistët tashmë e kishin ata pas luftës. Diktatura këtu i ka themelet dhe historiografia komuniste më përpara e ka quajtur që ky Kongres hodhi themelet e pushtetit popullor”, tha Pr. Dr. Beqir Mete.
Ndërsa historiani Arben Puto shprehet ndryshe, duke thënë se nuk mund të likuidohet Kongresi i Përmetit duke e lidhur me figurën e Enver Hoxhës.
“Kongresi i Përmetit është një nga ngjarjet më të mëdha të Luftës Nacionalçlirimtare, domethënë të lëvizjes së rezistencës anti-fashiste në Shqipëri. U hodhën themelet e rimëkëmbjes së shtetit. Tani flitet se Kongresi hodhi themelet e komunizmit në Shqipëri për arsye se si figurë kryesore ka pasur Enver Hoxhën. Ka një radhë është kongresi pastaj vjen Enver Hoxha”, tha Pr. Dr. Arben Puto.
Top Channel