INUK vijon prishjen e objekteve

27/05/2014 00:00

Inskeptoriari Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vazhduar edhe të martën me prishjen e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në aksin rrugor Plepa-Lushnjë.

Sipas drejtuesve të këtij inspektoriati, objektet e paligjshme ishin rrezik për ngjarje dhe aksidente rrugore. INUK njofton se janë prishur 14 kioska në konstruksion të lehtësuar, 6 mbi platforma betoni dhe 21 tezga.

Ndërkohë, INUK është në përfundim të punimeve për rrëzimin e objektit 9-katësh pa leje te Shkëmbi i Kavajës.

Xhenierët kanë përfunduar hapjen e gropave dhe do të nisin vendosjen e lëndës plasëse në ndërtesën në fjalë. Së shpejti do të nisë organizimi për rrëzimin e ndërtimit të paligjshëm me shpërthim të telekomanduar.

Top Channel