Korçë, të shtëna drejt një lokali

22/05/2014 00:00

Gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Pojan të Korçës një person ka zbrazur breshëri automatiku drejt një lokali, i cili në atë moment ishte i mbushur plot me njerëz.

Burime nga policia bëjnë te ditur se si pasojë e të shtënave fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme të shumta materiale.

Policia e këtij qyteti ka bërë të mundur menjëherë identifikimin e autorit, i cili është shtetasi Ilir Gega, 25 vjeç dhe po punon për kapjen e tij.

Top Channel