Një i ri në Bahrein është vrarë gjatë së mërkurës në përleshje me forcat e policisë në një fshat shiit pranë kryeqytetit Manama, ka bërë të ditur opozita e përbërë kryesisht nga shiitë.
15-vjeçari është qëlluar pasi forcat e policisë hapën zjarr ndaj protestuesve. Sipas liderit të opozitës i riu ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar në gjoks dhe zemër. Ministria e Brendshme deklaroi se policia është njoftuar për vrasjen pasi personi ka mbërritur në spital dhe se menjëherë janë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Dëshmitarët kanë thënë se përleshjet nisën në orët e pasdites, gjatë një ceremonie përkujtimore të një personi të vrarë të premten e kaluar.
Prej 3 vjetësh situata në Bahrein mbetet e tensionuar. Së fundi janë shtuar ndjeshëm sulmet e popullsisë shiite, të vendosur përreth kryeqytetit.
Top Channel