Njohja me Albanologjinë

20/05/2014 00:00

Emri i Lucia Nadin, albanologes së njohur veneciane lidhet ngushtësisht me punën e saj të madhe që ka bërë për gjetjen dhe zbulimin e simboleve të rëndësishme shqiptare edhe jashtë territorit tonë.

Gjatë viteve të fundit Lucia i ka lënë shqiptarëve dëshmi të rëndësishme që lidhen me identitetin tonë historik dhe kulturor, ndaj prania e saj mes nxënësve të Shkollës së Mesme Qemal Stafa, në Tiranë të cilët kishin përgatitur kumtesa shkencore ngjalli mjaft emocione.

Drejtoresha e Shkollës së Mesme “Qemal Stafa” Emanuela Berberi tha se kjo konferencë shkencore i dedikohet një nga figurave më të rëndësishme të botës akademike që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshem edhe për në.

Prezantimi i këtyre kumtesave dhe bashkëbisedimi me albanologen e shquar është një mënyrë e mirë për të nxitur tek mësuesit e vecanërisht nxënësit njohuritë mbi historinë e vendit të tyre.

Top Channel