Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Të paktën 31 fëmijë kanë humbur jetën të hënën në Kolumbi, si pasojë e një zjarri që përfshiu autobusin me të cilin po udhëtonin drejt një shkolle fetare.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Magdalenës, në veri të vendit. “Në bord ndodheshin vetëm fëmijët dhe shoferi”, deklaroi për mediat një zyrtar i bashkisë së Fundasionit, lokaliteti ku ndodhi dhe tragjedia.
Ndërsa përgjegjësi i policisë kolumbiane, Rodolfo Palomino ka deklaruar se po hetohet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit në autobus, që mund të ketë qenë një defekt mekanik.
Ndërkohë, shoferi i mjetit ka marrë plagë të rënda. “Personat e plagosur kanë djegie të gradës së tretë dhe shumë prej tyre janë ende në gjendje kritike për jetën në spitalet e rajonit”, ka bërë të ditur Kryqi i Kuq.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe vetë presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, që ka saktësuar se fëmijët ishin nxënës të një shkolle fetare.
Mjeti, që transportonte fëmijë të moshës nga 1 në 8 vjeç, shpërtheu rreth mesditës dhe më pas u shkatërrua tërësisht nga flakët.
Operacionet e shpëtimit janë zhvilluar përgjatë gjithë ditës, për të rekuperuar trupat e karbonizuar të të miturve, që po ktheheshin nga një ceremoni fetare.
Drejtuesi i autobusit është parë nga dëshmitarë të mbante një çisternë benzine para zjarrit, duke bërë që autoritetet të dyshojnë se transportonte benzinë kontrabandë.
Top Channel